Një aksident ku janë përfshirë dy automjete sapo ka ndodhur rreth orës 16:35 në Sukth.
Dy makina të tipit “Fiat Punto” dhe “Ford” janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga aksidenti fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëme të shumta materiale.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, që kanë nisur fotot e para të aksidentit në redaksinë e “DurrësLajm”, dy drejtuesit e automjeteve kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.
Ngjarja u regjistrua te vendi i njohur si Ura e Sul-Golemit, teksa shkon për te Katër Rrugët e Shijakut.





