Një vajzë 20 vjeçe ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë.
Burime nga policia bëjnë me dije se mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:10, në Maminas, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasja Xh.K, 20 vjeçe.
Ajo është dërguar në spital nga familjarët menjëherë sapo ata kanë konstatuar veprimin e rëndë të së resë.
Aktualisht raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve që e çuan 20-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit.





