Pasagjerët e autobusit nga Kosova që mori flakë këtë të shtunë, kanë rrezikuar jetën mes flakëve duke u përpjekur që të nxjerrin bagazhet nga autobusi nga krahu i rrugës.
Autobusi tip “Setra” me targë 644 – KS – 525 i mbushur me pasagjerë nga Kosova, u përfshi nga flakët në Fushë-Milot.
Ngjarja sipas policisë dyshohet të jetë aksidentale.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 26.08.2017 , është marrë njoftim se në Fushë – Milot , ka marrë flakë një mjet autobus i Kosovës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfikësja që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet aksidentale.
Nga shërbimet e policisë rrugore është bërë devijimi i qarkullimit rrugor në aksin e vjetër rrugor Milot – Lezhë dhe Milot – Laç deri në përfundim të veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe në shmangie të trafikut.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.





