Dy aksidente rrugore me përfshirjen e 7 makinave në total, janë regjistruar sot paradite në autostradën Tiranë-Durrës.

Pranë Sukthit, disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë dhe disa të plagosur sipas informacioneve paraprake.

Në aksidentin e parë janë përfshirë 4 automjete të tipit “Ml 320”, “Audi A6”, “Opel Astra” dhe një “Volkswagen Passat”. Në aksidentin e dytë disa metra më tutje, janë aksidentuar makinat e tipit “Pasat”, “Mercedes” dhe “Ford Ka”.

Shkaku i aksidenteve nuk është bërë ende i ditur. Aksidentet kanë shkaktuar radhë kilometrike makinash e kaos midis drejtuesve të mjeteve.