Milan ka përjetuar një revolucion veror. “Qëllimi ynë është që të përmirësohemi, prandaj kemi afruar lojtarë të nivelit”, – tha Vicenzo Montella pas fitores (0-3) kundër Crotone. Me ardhjen e Kaliniç (Fiorentina), trajneri kuqezi ka një skuadër konkurruese që të luftojë për “Scudetto” dhe të kthehet në Champions. “Ne duam t’i japim Montellës një ekip të mirë”, – tha Marco Fassone, menaxher i përgjithshëm i Milanit. Drejtori sportiv dhe manjati kinez Yonghong Li, kreu i dukshëm i “Rossoneri Sport Investment Lux”, ka blerë një formacion të ri prej 207 milionë eurosh. Ndryshimet shkojnë nga mbrojtja deri te pjesa e përparme. Rinovimi i Gigio Donnarumma siguroi vazhdimësinë e yllit të madh të Milanit. Dhe pranë tij, vëllai Antonio, ka ardhur nga Greqia, konkretisht prej Tripolis Asteras për 1.5 milionë euro. Kuadrati kuqezi mbetet brenda familjes.Anësori i djathtë është mjaft premtues dhe pjesë e Italia U-21: Andrea Conti (Atalanta, 25 milionë euro). Centrali argjentinas është Mateo Musacchio (Villarreal, 18 milionë euro) ndërsa anësori zviceran i majtë Ricardo Rodríguez (VfL Wolfsburg, 18 milionë euro). Ata formojnë një mbrojtje mjaft solide, së bashku me Leonardo Bonucci, nënshkrimi yll i Milanit dhe goditja e madhe e efektit “rossonero” për ta rrëmbyer nga Juventusi për 40 milionë euro. “Ne duhet ta kthejmë klubin në krye,” – tha qendërmbrojtësi italian.“Dhoma e motorit” ka cilësi dhe prurje të reja, gjithashtu. Mesfushori i majtë, Kessie (marrë nga Atalanta me opsionin e detyrueshëm të blerjes, 28 milionë euro) dhe strumbullari argjentinas Biglia (Lazio, 17 milionë euro) kanë si pjesë të këtij reparti edhe turkun Hakan Çalhanoglu (22 vjeç, Bayer Leverkusen).Më lart, si qendërsulmues është portugezi André Silva (38 milionë euro), i cili ka lënë Porto për të mbajtur peshën e sulmit të kuqezinjve me italianin Borinin (huazuar nga Sunderland) dhe kroatin Nikola Kaliniç, blerjen e fundit të klubit nga Fiorentina. Silva nënshkroi për 21 milionë euro nga “dragonjtë”, ndërsa Kalinic për 20 milionë euro nga vjollcët. 11 inkorporime që bashkohen me Suso, Romagnoli, Donnarumma, Cutrone, Locatelli. Një Milan i ri për të luftuar për gjithçka në Itali dhe në Europë. Në “San Siro” tashmë i fshijnë duart…
Një Milan i ri për të fituar gjithçka, formacion prej 207 milionë eurosh
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Adriatik Lapaj pret radhën për të protestuar! Pas largimit të Berishës, shfaqet te Kryeministria
Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë
Berisha deklaratë për mediat pas protestës: Ky është mision më i rëndësishëm se ai i 90′!
Marina sekuestron 27 tonë kokainë





