Për të përkujtuar peshëngritësen e parë Lumturi Sylaj, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka organizuar një memorial në pallatin e sportiti “Ramazan Njala” në qytetin e Durrësit. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Federatës së Peshëngritjes, familjarë të peshëngritëses Sylaj si dhe rinj të moshave 15 dhe 17 vjeç të cilët aspirojnë në këtë sport.
Presidenti i nderit i FSHP-së, Gudar Beqiraj u shpreh se ky aktivitet mbahet në nder të peshëngritëses së parë shqiptare dhe shërben si parapërgatitje e të rinjve për kampionatin e Kosovës.
Në këtë ditë të rëndësishme për familjarët e peshëngritëses së parë shqiptare, mes emocionesh dhe gëzimit për vlerësimin e figurës së motrës së saj, Arlinda Sylaj tha: -“Lumturi Sylaj ishte peshëngritësja dhe medalistja e parë në Shqipëri e cila sot nuk jeton më fizikisht, por në kujtimet e atyre që e deshën sportin që ajo bënte, me të cilin krenonte vendin.





