Zyra e një firme dhe një dyqan bulmeti në Durrës kanë rënë pre e hajdutëve.
Sipas policisë, "në lagjen nr.14, është vjedhur me thyerje zyra e një firme në pronësi të shtetasit A.M vjeç 59, banues në Durrës, ku janë marrë një shumë lekësh".
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një dyqan bulmeti në lagjen nr.6, në pronësi të shtetasit I.E.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e hajdutëve.





