Një tjetër vajzë nga Durrësi ka tentuar t’i japë fund jetës gjatë 24 orëve të fundit.

Bëhet fjalë për 15-vjeçaren me iniciale R.C., banuese në Sukth, e cila është vetëhelmuar me medikamente mjekësore.

Fatmirësisht ajo ka arritur të marrë në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore pasi është konstatuar nga ana e familjarëve, dhe tanimë policia raporton se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ajo e ka ndërmarrë këtë akt të rëndë ditën e djeshme në banesën e saj.

Ndërkohë, dy të reja të tjera i dhanë fund jetës gjatë natës. Në Xhafzotaj të Durrësit, shtetësia S.Ç. 24 vjeçe është vetëhelmuar me fotoksinë, dhe ka ndërruar jetë në spital.

Rasti tjetër u shënua rreth orës 02:00 të natës në Fier, ku 19-vjeçarja S.B. i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonte.