Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë kufitare të Muriqanit, Shkodër.

Mbrëmjen e djeshme, në pikën e kalimit kufitar Muriqan u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Artur Brika, 35 vjeç, banues në Maminas, Durrës, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Gjykata e Torinos në Itali në dhjetor të vitit 2015, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”

Kapja dhe arrestimi i Brikës u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.