• Monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike.
  • Gjatë monitorimit evidentohen disa vende të mbjella rishtas me bimë narkotike Cannabis Sativa.
  • Asgjësohen me anë të djegies 850 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Në kuadër të planit të veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, Drejtoria Vendore  e Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Publike,  Komisariatin e Policisë Krujë dhe FLO, ditën e sotme u zhvillua  operacioni policor për kontrollin e territorit me monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin, evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri me anë të helikopterit të Policisë dhe nga toka me Shërbime Policore, u konstatuan disa vende, zona të pyllëzuara, të hapura rishtaz me gjithësej 850 bimë narkotike të dyshuara, të llojit Cannabis Sativa.

Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve.

Operacioni i monitorim – kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.