Ministri i Brendshem, Demiraj ka dalë në një konferencë për mediat pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për policët. Demiraj tha se policia e ka të ndaluar me ligj të jetë anëtar i ndonjë partie.

“Kam marrë të gjitha masat. Ligji për Policinë e Shtetit përcakton kufizimet e policëve, të cilëve u ndalohet të jenë anëtar i ndonjë partie apo të mbështesin organizatën e një partie duke marre pjesë fizikisht apo financiarisht”– tha Demiraj.

Kujtojmë se sot kryeministri Edi Rama i bëri thirrje punonjësve të policisë që pas orarit të punës të angazhohen në fushatë. Për këtë pati edhe një reagim nga LSI që e quajti skandaloze dhe paligjshme thirrjen e kryeministrit. Po kështu nga LSI sot është denoncuar edhe dhuna mbi një drejtues të saj në Berat.