Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për dy shtetas të përfshirë një ditë më parë në një aksident rrugor në afërsi të tregut të fruta perimeve, në lagjen nr.12.
Siç raportoi më parë DurrësLajm, në aksident mbetën të përfshirë një mjet tip Benz me drejtues shtetasin Gj.N., 53 vjeç si dhe një motoçikletë tip “Yinxiang”, e drejtuar nga adoleshenti S.K., pa leje drejtimi.
Pas hetimit në vendngjarje, policia ka nisur procedimin penal ndaj këtyre dy shtetasve, të akuzuar për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
Nga aksidenti rrugor, 17-vjeçari S.K. mori lëndime të lehta dhe pas marrjes së ndihmës së parë në spital u largua në banesë.





