Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës dhe kandidati për deputet i LSI-së, Flamur Gjuzi ka humbur 3 ditë më parë një njeri shumë të shtrenjtë, babain e tij.
Në një njoftim në Facebook, Gjuzi njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia mortore e babait të tij do të mbahet ditën e nesërme, ora 14.00, në fshatin Rromanat.
“Të nderuar shokë, miq e dashamirës,
Me hidhërim të thellë, sic e keni marrë vesh, babai im u nda nga jeta para 3 ditësh.
Ju njoftoj se varrimi bëhet nesër më date 17 Qershor ,ora 14.00 në fshatin Rromanat (lagjia Mucaj) – Rrashbull, Durres” shkruan Gjuzi në Facebook.
DurrësLajm i shpreh ngushëllimet familjes së Flamur Gjuzit për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.





