Për arsye të punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e segmentit rrugor nga Kryqëzimi i Tiranës së Re deri te mbikalimi në afërsi të fabrikës së miellit, Policia e Shtetit njofton se do të bllokohet segmenti rrugor nga rrethrrotullimi në afërsi të Akademisë së Sigurisë deri te kryqëzimi i Tiranës së Re dhe nga kryqëzimi i Tiranës së Re deri te rrethrrotullimi në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Ky bllokim do të zgjasë deri në përfundim të punimeve të këtij segmenti rrugor.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve do të kenë mundësi lëvizjeje në drejtim të Elbasanit nga rrethrrotullumi në afërsi të Kopshtit Zoologjik në trajektoren normale.

Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe të respektojnë rradhën e trafikut gjatë kohës që ky segment do të jetë i bllokuar”, thuhet në njoftimin e policisë.