Report TV ka publikuar sondazhin e dyte të realizuar nga instituti italian, 'Piepoli'.
Presidenti i Institutit ’Piepoli’, Roberto Baldassari bëri të ditur sot se, në këtë sondazh të radhës janë marrë në pyetje 1 mijë persona, ndryshe nga sondazhi i një javë më parë, ku u pyetën 800 persona. Në sondazhin e tretë do të pyeten 1 200 persona.
Sipas këtij sondazhi, rritet PS me disa mandate. Nga 6 që kishte në 2013, sipas sondazhit parashikohet të marrë 7-9 mandate. Ndërkohë PD mbetet në të njëjtat kuota, sepse në vitin 2013 nxorri 5 deputetë, dhe 3-5 parashikohet të marrë më 25 qershor. Nga ana tjetër, LSI nga 1 mandat që mori në vitin 2013, më 25 qershor mund të marrë 1-3 mandate.
Partitë e vogla si Libra, PDIU apo Sfida mund të marrin 0-1 deputet.
Votues të pavendosur në Durrës janë rreth 21%.
Mandatet per Qarqet e tjera
1-Qarku i Fierit, PS 9-13 mandate, LSI 0-2, PD 3-5 mandate
Në qarkun e Fierit krahasuar me vitin 2013, bie në sy një rritje me numër mandatesh për deputetë tek PS dhe një rënie tek LSI e PDIU, por fiton terren PD. Spikatin LIBRA e FRD qe mund te rrembejne 0 ose 2 mandate.
2-Qarku i Vlores
PS në qarkun e Vlores sipas Piepoli, krahasuar me vitin 2013 fiton 8 deri në 10 deputetë ndërsa bie në sy LSI që mund të marrë 0 deri në 2 mandate, PD nga 3 qe mori ne vitin 2013, mund te marre 2-4 mandate. LIBRA e PDIU mund te fitojne gjithashtu nga 1 deputet.
4-Qarku i Elbasanit
PS në qarkun e Elbasanit merr 7-9 mandate, LSI, 1 deri në 3, PD 3 deri në 4 mandate.
Piepoli dha përgjigjet se cila parti ka bërë fushatën më efikase, cila parti ka qenë më bindësja deri tani me premtimet elektorale.
1-Cila parti ka bërë fushatën elektorale më efikase?
Nga sondazhi i kryer rezuton se PS ka bërë fushatën elektorale më efikase deri tani, me 42%, ndërsa shumë parg me pikë renditet PD, me 25%. LSI e treta, me 8.1%, PDIU 2.9%, te fundit renditen LIBRA e PR.





