Pavarësisht se fushata elektorale është në kulmin e saj Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Drejtori Kristaq Huta deklaroi se rritja e temperaturave ka rritur angazhimin e strukturave dhe të inspektorëve.
Katër ambulanca janë hapur në katër plazhe në sherbim të plazhistëve dhe janë pajisur me medikamentet e nevojshme për muajt e verës.
“Do ishte mirë që të kishim më shumë autoambulanca, sepse në plazhe problematike mbeten personat që mbyten dhe ata që kërkojnë ndihmën e parë nga bluzat e bardha” tha ai.
Huta siguroi pushuesit se këtë vit plazhet janë më të pastra dhe monitorimi po behet çdo 15 ditë.
Pikat e nxehta janë po ato të viteve të shkuara.
Ndjekim materialin:
K.H.





