KQZ ka miratuar me 6 vota pro dhe me një kundër vendimin, që numëruesi i tretë i grupit të numerimit të ndahet me short mes LSI dhe PDIU.
Ka qenë anëtari i LSI-se ne KQZ që ka dalë kundër këtij vendimi madje dhe ka protestuar, duke u larguar nga mbledhja.
Nga ana tjetër është marrë vendimi që numëruesi i katërt të jetë në radhët e PR-së.
Por mesa duket edhe në këtë pikë është shtrirë marrëveshja politike PS-PD, e cila do të nxjerrë jashtë loje LSI, edhe pse kjo e fundit ka bërë kërkesë që të ketë numërues shtesë dhe pa diskutim që i do nga radhët e saj. /Panorama





