Një tjetër person i ka dhënë fund jetës në qytetin e Durrësit.
Viktima është shtetasi H.M., 52 vjeç, banor i lagjes nr. 15.
Nga burime të policisë, mësohet se ai është vetëhelmuar ditën e shtunë me fotoksinë në banesë.
Pasi është transportuar në spital nga ana e familjarëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Vetëvrasja në Durrës është kthyer në një problem të madh, pasi është rritur ndjeshëm numri i personave që vetëflijohen në mënyra të ndryshme. Çka e bën akoma më shqetësuese këtë plagë sociale, është fakti se shumica e viktimave janë të rinj e të reja.





