Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj zhvilloi takime në Drejtoritë Vendore të Policisë në Lezhë e Shkodër.
Ai përcolli prioritetet kryesore për një proces zgjedhor të sigurt e të qetë, luftë pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parandalim të përdorimit të parave me burim kriminal dhe blerjen e votës .
Ministri Demiraj, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, theksuan se do të ketë zero tolerancë për punonjësit e Policisë që përfshihen në aktivitete të subjekteve politike.
Ministri garantoi mbështetje maksimale për arritjen e misionit kushtetues të strukturave të Policisë së Shtetit.





