Moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë gjithë kësaj jave me kthjellime dhe temperatura të larta.

Gjatë ditës së martë dhe të mërkurë, mbeten të rrezikuara zonat malore, në verilindje dhe juglindje. Këto zona do të jenë paradite me diell dhe temperatura të larta, ndërsa pasdite do të kenë herë pas here zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira afatshkurtra. Mund të jenë shira rrebeshe që mund të zgjasin rreth 20 apo 30 minuta.

Parashikohet që deri në fundjavë të ketë një mot të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit priten që të rriten lehtësisht në vlerat e mëngjesit. Temperatura shumë të larta pritet që të ketë në orët e mesditës.

Në zonat malore, vlerat minimale do të jenë 11-12 gradë, maksimalet 23 gradë.

Në zonat e ulëta, vlerat minimale nga 15-17 dhe ato maksimale do të shkojnë edhe 29 gradë.

Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të shënojnë 16-17 gradë, dhe maksimalet deri në 28 gradë.

Sipas “MeteoAlb”, me këto temperatura po futemi zyrtarisht në stinën e verës.