Mitingu i djeshëm i Partisë Demokratike për çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, duket se nuk ka shkuar siç duhet. Kjo për faktin se rreth 50 persona kanë shfaqur shenja të djegies dhe skuqjes së syve, nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar plotësisht.

Mes personave që kanë shfaqur këto komplikacione është edhe vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryedemokrati është paraqitur mbrëmë në spital dhe ka qëndruar për disa orë aty, duke marrë trajtimin mjekësor.

Mëngjesin e sotëm, Basha është kthyer në shtëpi, me qetësimin e simptomave.

Ende ka paqartësi se ç’do të ndodhë me takimet elektorale të Bashës, parashikuar për ditën e sotme.

“Kryetari Basha nis takimet me qytetaret sot në Divjakë në orën 10.00. Më pas në orën 11.00 do të jetë në Lushnjë dhe në 12.30 në Roskovec”, thuhej në njoftimin.

Sakaq, mësohet se takimet e sipërshenuara do zhvillohen por pa praninë e kryetarit Basha.