Arrestohet në flagrancë shoferi që tmerroi qytetarët, pasditen e djeshme, në sektorin Iliria, në plazhin e Durrësit.
Një ditë më parë, DurrësLajm raportoi për një aksident të frikshëm, që krijoi panik mes klientëve të një lokali dhe njerëzve që ndodheshin aty pranë.
"59-vjeçari Y.H., banues në Tiranë, në gjendje të dehur, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit dhe këmbësorët F. R, P.R dhe R.M. vjeç 17, 17, dhe 24, banues në Durrës", njofton policia e qytetit bregdetar.
Të njëjtat burimeve bëjnë të ditur se të aksidentuarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Dëshmitarët në vendngjarje u shprehën një ditë më parë se lokali dukej sikur ishte bombarduar, aq dëme ishin shkaktuar në të nga hyrja e fuoristradës mes për mes tij.
Fatmirësisht aksidenti i frikshëm nuk shkaktoi viktima, por vetëm të lënduar.





