Sasia prej 26 ton mish pule me salmonelë, i bllokuar pak ditë më parë në portin e Durrësit do të niset nesër drejt Brazilit, vendit të origjinës. Burime nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe dogana e Durrësit sqaruan se janë kryer të gjitha procedurat dhe nesër do të niset me tragetin e linjës së konteneirëve drejt origjinës mishi i pulës i bllokuar.

Ngarkesa prej 26 ton mish pule u bllokua nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës, më datë 3 maj, pasi rezultoi pas analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) me prezencë të salmonella spp.

Pas kryerjes së procedurave shkresore nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Pikat e Inspektimit Kufitar në Durrës, autoritetit doganor dhe me dakortësi të përfaqësuesit të firmës importuese në Shqipëri AMG, ranë dakort që ngarkesa me mish pule të niset nesër drejt Brazilit.

K.H.