Deputeti Ben Blushi ka një mesazh për kryetarin e PD-së dhe kryeministrin Edi Rama dhe marrëveshjen e arritur mes tyre.

Në një postim në “Facebook” Blushi thotë se një pikë e marrëveshjes që ka hyrë në fuqi që dje është që Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit. Urime Luli!

Me ironinë e tij Blushi thotë: U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon”!

Postimi i Blushit:

“Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve. Megjithatë nëse kanë qëndruar në çadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ia ka vlejtur. Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti, por kur ka më shumë standard. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon”!