Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi se forca që ai drejton mbështet pikë për pikë paketën ‘McAllister’.

Pak pas përfundimit të tryezës, ku palët politike u ulën për dialog për zgjidhjen ngërçit politik, Vasili tha se kjo paketë duhej të ishte pranuar me kohë.

“Ne jemi gati që paketa McAllister të duhet të zbatohet. Çdo minutë që kalon në dëm të vendit”, tha Vasili duke pranuar si date zgjedhjesh 16 korrikun.