Ka perfunduar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij. Takimi mes tyre ka zgjatur 20 minuta.

Para takimit u be e ditur se mes tyre do te diskutohej përfundimisht mbi paketën “McAllister” dhe për t’i dhënë fund krizës politike.

Burimet bëjnë të ditur se Basha ka njoftuar aleatët se Rama është tërhequr nga paketa “McAllister”.

Kështu, kryeministri nuk pranon datë tjetër për zgjedhjet përveçse 18 qershorit.