Një i ri shqiptar 26-vjeç i identifikuar si Mario Kertusha, është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në periferi të Vicenza-s, ndërsa më herët gjatë asaj dite, ai nuk i është bindur një urdhri të policisë për të ndaluar, teksa lëvizte me një “Fiat 600” të verdhë, shkruan ilgazzettino.it.
Personi në fjalë rezulton e precedent të mëparshëm kriminal. Tani ai ndodhet në burgun “San Pio X”.
Kertusha u vu në pranga, sepse pasditen e së premtes, ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti për përndjekje, pas denoncimit të bërë nga ish partnerja e shqiptarit.
Siç raportojnë mediat lokale, ajo ka thënë në polici se, e ka njohur Kertushën natën e Vitit të Ri 2016. Ata kaluan një lidhje të shkurtër romantike, e karakterizuar shpejt nga sjellje të dhunshme të shqiptarit.
Vitin e shkuar, në një rast, ai e goditi dhunshëm vajzën, aq sa 26-vjeçarja u detyrua të mjekohej në spital, po nuk gjeti kurajën për ta denoncuar.
Muajt e shkuar, Kertusha ka vijuar ta ndjekë vajzës, dhe i ka dërguar mesazhe në të cilat e kërcënonte me vdekje: “Do të vras, do të djeg”.





