Kohët e fundit aksidentet e ndodhura në autostradën Tiranë-Durrës, kanë qenë të shumta. Ky aks rrugor në fakt është kthyer në një “tmerr” të vërtetë për shoferët. Harta Dixhitale e Aksidenteve bën me dije se vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar tre aksidente në këtë segment.
Në një video të postuar së fundmi shfaqen tre mjete të përplasur njëri pas tjetrit.
“Sapo kanë ndodhur 2 aksidente të tjera tek Autostrada Tiranë – Durrës !!!!! Shkon në 15 numri i makinave të përplasura brenda 24 orëve….! Në videon që shikoni janë përplasur 3 makina, ndërsa pak km më lart dhe 2 mjete të tjera.Aksidentet fatmirësisht janë pa pasoja në njerëz dhe si shkaktar kanë si gjithmonë mos respektimin e distancës….”,- shkruan HAD në Facebook.





