Dhunohet një grua në Durrës nga bashkëshorti i saj. 27-vjeçarja me iniciale L.K. ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj 3 vjet më të vogël, 24-vjeçarin S.K. se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Episodi i dhunës është regjistruar një ditë më parë, ndërsa pas padisë, uniformat blu plotësuan kërkesë-padiapër lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për gruan e dhunuar.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.