Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se policia ndërhyri në mënyrë të jashtëligjshme për të hequr çadrën e cila është vendosur para bashkisë.
Policia ka dhënë afat deri në orën 13:00 për ngritjen e çadrës, më pas ata kanë paralajmëruar heqjen e saj.
Ademi i bëri thirrje Ramës të mos provokojë, pasi sheshi do të jetë i lirë për të.
“Bashkia kishte planifikuar dhe lajmëruar aktivitetin sensibilizues në pedonale dhe para bashkisë. Aktivitetet organizohen në kuadër të aktiviteteve në ditën ndërkombëtare të familjes, nga ora 10-13 paradite dhe nga ora 17- 20 pasdite.
Sot policia e shtetit në mënyrë të jashtëligjshme ndërhyri për të mos lejuar aktivitetin sensibilizues, komunitar që organizohej nga bashkia, me arsyen, pa arsye se 5 orë më vonë PS ka takim. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos provokojë, sepse shumë më përpara në orarin kur ka takim, në rrugën përpara prefekturës Shkodër, ashtu sikurse ka lajmëruar, sheshi do të jetë i lirë. Bashkia e Shkodrës do vijojë aktivitetin”, thuhet në reagimin e Voltana Ademit.





