Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapet në Gjirokastër një shtetas i dënuar me 8 vjet burg për trafik droge.
Në pranga ra Athenajdo (Amarildo) Abazi, 35 vjeç, banues në Memaliaj. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me shkresë 18/3, datë 19.01.2016, ka dërguar urdhërin e datës 18.01.2016, për ekzekutimin e vendimit penal 83, datë 29.06.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 (tetë) vjet burg.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.





