Një 69-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan teksa është vetëplagosur me armën e tij të gjahut në banesë dhe ka ndërruar jetë më pas në spital.

Policia e Elbasanit thotë se Petrit Zenuni në kushtet e depresionit nervor është vetëplagosur me armë gjahu “Teke” në banesën e tij në lagjen “5 Maji”.

Ai është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan por fatkeqësisht nuk ka mbijetuar dhe ka ndërruar jetë aty.

Arma e gjahut u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.