Një vrasje me armë zjarri ka tronditur fshatin Rukaj mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:30. Hajredin Lleshi, rreth 60 vjeç, baba i tre fëmijëve, është ekzekutuar në oborrin e shtëpisë së tij, pasi është qëlluar me breshëri automatiku.

Viktimën e kanë thirrur në emër që të dalë pak jashtë dhe më pas e kanë vrarë në oborrin e banesës së tij.

Një nga pistat në të cilat policia dyshon për vrasjen e Hajredin Lleshit është ajo e hakmarrjes që mund të ketë lidhje me vrasjen e të vëllait, Xhavitit, 4 vite më parë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të cilët duke përfituar nga errësira arritën të largohen në kohë.