Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rukaj të Matit. Mësohet se 60-vjeçari Hajredin Lleshi, 60-vjeçari i ekzekutuar në portën e banesës në Rukaj të Matit është qëlluar për hakmarrje.

Burimet e para te informacionet flasin se atij tre vite më parë i kane vrarë edhe të vëllane, shtetasin Xhavit Lleshin, shkruan‘Panorama’.

Ngjarja dyshohet se ka motiv hakmarrjen për një vrasje të ndodhur vite më parë në Angli.

Xhavit Lleshin, e kanë ekzekutuar në fshatin Pujk të Matit po me breshëri automatiku. Ky i fundit i kishte shpetuar edhe dy herë të tjera pritave që i ishin ngritur.

SI U EKZEKUTUA XHAVIT LLESHI (lajm i botuar ne 2013)

Ngjarja ku viktimë mbeti 49-vjeçari Xhavit Lleshi, ndodhi ne tetor te vitit 2013 në fshatin Rukaj, në vendin e quajtur Pujkë.

Persona të paidentifikuar qëlluan të paktën 15 plumba mbi Lleshin, i cili po udhëtonte i vetëm nga fshati i lindjes drejt Burrelit.

“Në afërsi të Urës së Kurvajës i është zënë pritë Xhavit Lleshit nga persona që më siguri kanë pasur informacion në lidhje me lëvizjet e tij. Teksa ai zbriste pranë urës, nga njëra anë e rrugës është qëlluar me breshëri mbi mjetin tip ‘Benz’, me të cilin lëvizte viktima”, bënin të ditur burime nga grupi hetimor.

Plumbat që i përshkuan trupin, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 49-vjeçarit. Mendohet se brenda pak minutave autorët janë strehuar në pyllin me dushqe ose mund të jenë larguar në drejtim të Rrëshenit me ndonjë automjet që kanë pasur me vete.

Ngjarja e rëndë është mësuar afro gjysmë ore me vonesë, pasi në këtë rrugë nuk ka pasur lëvizje makinash. Sakaq breshëria e automatikut nuk është vlerësuar nga banorët afër Urës së Kurvajës, duke menduar se janë gjahtarë të zonës në pyllin me dushqe. Shoferi i një automjeti që udhëtonte nga Bruçi drejt Burrelit, ka parë mjetin që kishte devijuar nga rruga dhe është ndaluar.

Sapo i është afruar makinës së Xhavit Lleshit, ai ka parë viktimën të mbuluar me gjak. Tentativa e tij për t’i dhënë ndihmën e parë rezultoi e kotë, pasi sapo është afruar, ka kuptuar se kishte ndërruar jetë. Ai sinjalizoi menjëherë Policinë për ngjarjen e rëndë. Blutë  mbërritën në vend rreth orës 08:30.

Një pjesë e efektivëve nisën krehjen e pyllit mbi Urën e Kurvajës, ndërkohë një mjet tjetër u nis në drejtim të Rrëshenit, drejtim ku mendohet të ketë lëvizur mjeti i autorëve. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 15 gëzhoja automatiku “Model 56”.

VRASJA QE LINDI HAKMARRJEN

Nipi i viktimës mësohet të ketë vrarë në Angli një të ri nga fshati Shqefën i Macukullit. Madje thuhet se ai e kishte djegur viktimën për ta grabitur. Autori është dënuar maksimalisht në Britaninë e Madhe por dajat e të riut nga Shqefni kanë nisur hakmarrjen mbi familjen Lleshi. Dy vjet më parë vranë vëllain tjetër të viktimës, Xhavit Lleshi. Sakaq në vitin 1994 një vëlla tjetër i Xhavit dhe Hajredin Lleshit është vrarë në fshatin Dukagjin të Derjanit, në rrethana të paqarta. Djegja e makinës dje në Prellë ka gjasa të ketë lidhje me autorët që ekzekutuan Hajredin Lleshin sonte.

Afrim Hoxha u grabit e u vra në Londër (lajm i botuar ne 2013)

Në prill të vitit 2012, Arben Lleshi, 28 vjeç, djali i vëllait të viktimës Xhavit Lleshi, akuzohet se ka vrarë jashtë vendit Afrim Hoxhën.

Ai u arrestua më 10 prill 2012 dhe është dënuar më vonë nga drejtësia angleze me burgim të përjetshëm. Dënimi është dhënë qershorin e këtij. Afrim Hoxha u gjet nga policia i vrarë në ndenjësen e pasme të mjetit. Policia londineze ka sqaruar se fillimisht Afrim Hoxha është grabitur, më pas është vrarë me armë zjarri dhe makinës tip “Benz Mercedes” i është vënë flaka për të humbur gjurmët e krimit.

Ngjarja u zbulua nga kamerat e vendosura në rrugën ku ndodhi krimi. Të afërmit e Hoxhës kanë paralajmëruar se do të hakmerreshin për këtë vrasje.