Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, në fshatin Gjashtë, ku Arsen Dauti është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt Spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta. Mësohet se 47-vjeçari kishte çrregullime mendore dhe prej disa kohësh fshatin Gjashtë. Në vitin 2014 ai është arrestuar për dhunimin e bashkëshortes S.Dauti.
Familja kishte probleme ekonomike. Arsen Dauti u arrestua edhe në shkurt të këtij viti me 1 muaj burg për “veprime ne kundërshtim me vendimet e gjykatës”
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:50, në fshatin Gjashtë të Sarandës dyshohet se është vetëvarur shtetasi A.D., rreth 47 vjeç.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku shtetasi A.D, është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt Spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.





