Plas sherri me sëpata mes dy komshinjve në Durrës, njëri 30 dhe tjetri 20 vjeç. Ngjarja fatmirësisht nuk ka lënë persona të lënduar, por ka përfunduar me një makinë të prishur dhe një mur avllie të dëmtuar.

Në lagjen nr. 15, ditën e djeshme, Besnik Xhaferraj 30 vjeç, ka kërcënuar me sëpatë komshiun e tij, shtetasin A. M. 20 vjeç.

Për të shfryrë nervat, ai ka marrë sëpatën dhe i është drejtuar një makine duke i thyer xhamat, si dhe murin e një komshiu tjetër.

“Në vijim ka goditur me sëpatë mjetin me targa DR 1198 D, duke i thyer xhamin e krahut të majtë, si dhe ka dëmtuar murin e shtetasit F.S.  60 vjeç.(komshi)”, sqaron policia në njoftimin e saj për shtyp.

Pas kësaj, 30-vjeçari u arrestua nga ana e specialistëve për Krimet nën akuzat “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.