Policia italiane ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua 64-vjeçare për trafikim të lëndëve narkotike.

Gruaja me inicialet V.H. ishte me prejardhje nga Shqipëria, ndërsa para disa vjetësh kishte marrë nënshtetësinë italiane.

Policia kishte bastisur shtëpinë e saj, ku është zbuluar një laborator i drogës, teksa në dhomën e gjumit i janë gjetur 60 gramë kokainë me vlerë prej shtatë mijë eurosh.

Disa doza ishin bërë gati për t’u hedhur në treg, të cilat u gjetën të fshehura në një jastëk. Policia italiane po kërkon edhe bashkëpunëtorët.