Katër persona janë përfshirë në një konflikt si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit, ku shkak për konfliktin është bërë përplasja e automjeteve me të cilat po udhëtonin djemtë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Report Tv” raporton se ai ka deklaruar në polici se është goditur në kokë me armë zjarri.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e konfliktit e ndërsa janë shoqëruar në Komisariat tri personat e përfshirë në konflikt.