Pak më herët, DurrësLajm raportoi për një aksident të regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku një mjet ishte kthyer përmbys në mes të segmentit rrugor.
Policia e Durrësit bën të ditur se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë dy shtetas, drejtuesja e mjetit, banuese në Tiranë dhe pasagjeri.
Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Durrësit.
Njoftimi i policisë
Më datë 13.05.2017, rreth orës 11:00, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminaz, ka dalë jashtë rruge mjeti me targa AA 286 EY.
Për pasojë janë aksidentuar lehtë drejtuesia e mjetit, shtetësia N. M. 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe pasagjeri, shtetasi A.D. 32 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen Efektiveve e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





