Policia e Fierit, gjatë ditës së djeshme, ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta.

Mësohet se gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar 22 doza lëndë narkotike heroinë, ndërsa policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e shtetasit Elvir Kananaj, 28 vjeç, banues në lagjen "Afrimi i ri", Fier.

Në momentin e kapjes në flagrancë, Ervin Kananaj iu gjetën me vete 22 doza lëndë narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 480 mijë lekë dhe 10 euro.

Në lidhje me ngjarjen, policia bën me dije se materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës".