Një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij, në fshatin Tërbaç të Himarës.

Burime policore bëjnë të ditur se rreth orës 17:50, shtetasi me inicialet E.B, 35 vjeç, është gjetur i vetëvrarë nga familjarët e tij. 

Me të marrë njoftimin, në vendngjarje ka shkuar menjëherë grupi hetimor.

Nga hetimet e kryera, bazuar edhe në deklaratat e familjarëve, dyshohet se personi ka patur probleme mendore kohët e fundit. 

Megjithatë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.