Një foshnje 16 muajshe ka humbur jetën tragjikisht pasi ra nga kati i shtatë i një ndërtesë në Amiens të Francës. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën dhe sipas prokurorisë franceze vdekja e foshnjës me origjinë shqiptare është aksidentale.

Sipas mediave franceze, fëmija ishte lënë vetëm në dhomë, ndërsa nëna e tij, një 24-vjeçare shqiptare, ishte në një dhomë tjetër.

Fëmija vdiq disa orë më vonë në spitalin e Amiens. Hetimet kanë nisur për të zbuluar edhe rrethanat e tragjedisë.

Nëna e fëmijës, në një gjendje shoku, është vendosur në kujdesin e mjekëve dhe sapo të marrë veten do të dëshmojë në polici.