“Më ndihmoni, tutori im më ka marrë peng, nëse nuk paguaj 5 mijë euro do të më lëndojë mua dhe djalin tim”. Këto janë fjalët e një prostitutë 22- vjeçare shqiptare.

E reja i është drejtuar një 40 – vjeçari Italian, që u përpoq ta ndihmonte të lirohej nga tutori i saj.

Sipas mediave italiane, nëna shqiptare kishte disa muaj që ishte njohur me tutorin. Ditën e djeshme, italiani ishte nisur nga jugu i Italisë për në Milano për t’i dorëzuar paratë rrëmbyesve hipotetikë.

Por e gjitha kjo rezultoi të ishte një skenar i improvizuar nga 22 – vjeçarja për të zhvatur 5000 euro nga italiani. Policia italiane ka arrestuar tre persona, 22 – vjeçaren, një 21 – vjeçar, i cili ishte dhe babi i fëmijës, si dhe tezen e tyre, e moshës 50 – vjeç.

Ka qenë 40 – vjeçari italian ai që ka lajmëruar policinë gjatë kohës që ishte duke shkuar për në Milano. Pasi u tregoi historinë, policia filloi të dyshonte dhe nisi të hetonte, duke e ndjekur vajzën, pasi ai dorëzoi eurot. Policia zbuloi se shqiptarja, pasi mori eurot hipi në një makinë ku ishin dhe bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët u arrestuan.

Në veturë kishte dhe foshnjën e lindur më 4 prill 2017.