Një shqiptar i akuzuar për vrasjen e një të moshuare greke në vitin 1998 është arrestuar ditën e sotme në Rodos të Greqisë pas 19 vjetësh arrati.

Shqiptari 50-vjeçar dyshohet se ka vrarë Maria Kaplanidisin në një tentativë për ta grabitur.

Kështu, në vitin e largët 1998, shqiptari hyri në banesën e të moshuarës me qëllim grabitjen.

Mirëpo, ai u pikas nga e moshuara (ne foto) dhe më pas e sulmoi këtë të fundit me sende të forta duke e lënë të vrarë.

Ai u zhduk për 19 vjet deri sa u kap ditën e sotme. Mësohet se shqiptari nuk është larguar asnjëherë nga ishulli, por ai jetonte nën identitet të dyfishtë.