Specialistët për krimet në komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit Aleksi (Erald) Garunja 31 vjeç, banues në Durrës.
Një ditë më parë, ky shtetas, në lagjen nr.4, dyshohet se ka vjedhur një celular tip Iphone 6S, në dyqanin e shtetasit L.K. 31 vjeç, banues në Durrës.
Por ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën ligjore të Garunjës është se ky i fundit ka shkelur vendimin e gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës, pasi ka qënë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale të vjedhjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar në nenet 134/2 dhe 323 të Kodit Penal.





