Një djalë dhe një vajzë, janë ndaluar nga uniformat blu në portin e Durrësit pasi ka rezultuar se ishin persona në kërkim.
Të ndaluarit janë S.Sh. 31 vjeç, banues në Tiranë dhe A. Gj. 37 vjeçe, banuese në Laç.
31-vjeçari u ndalua pasi pas verifikimeve të kryera në sistem, rezultoi se ishte i shpallur në kërkim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më 13.03.2017 e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.
Ndërsa 37-vjeçarja nga Laçi ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa. Për veprime të mëtejshme ajo u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kurbin.





