Sekuestrohen 1.5 kanabis sativa në Durrës, policia arreston poseduesin e saj.
Në pranga ra D. Zerellari 39 vjeç, banues në Durrës.
Në bazë të informacioneve të marra në rrrugë operative, efektivët ushtruan kontroll në oborrin e banesës së tij, ku gjetën 1 kg e 530 gr lëndë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





