Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një djalë 26 vjeç është gjetur i varur.

Policia njofton se ditën e hënë në mëngjes, rreth orës 08:40, në lagjen nr.15, Durrës, në një ambient që shërbente si magazinë, pranë banesës së tij, është gjetur i varur shtetasi T.M. 26 vjeç.

Nuk dihen ende arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti të rëndë, ndërkohë policia po heton rreth rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.