Fetah Mataj në një prononcim për “DurrësLajm” nga vendi ku ndodhi shpërthimi tha se nuk ka ansjë konflikt me asnjë person.

“Ata që e hodhën dhe e bënë këtë janë lepurushë, sepse po të shohin burra, më kishin dalë përballë e ma thoshin në sy se çfarë kanë. Unë nuk kam konflikt me asnjë person. Në Durrës e gjithandej lëviz vetëm, nuk kam frikë askënd. Nuk kam konflikt me dikë, nëse ndonjë ka me mua të vijë e të më thotë, çfarë ka. Në Durrës do të jem, aty më gjejnë, kushdo që ka diçka, edhe policisë këtë i thashë”, tha 35-vjeçari Mataj, i cili është i angazhuar në fushatën elektorale të PS-së në lagjje.

Mataj sqaroi se ishte ora 00:00 e natës kur ndodhi shpërthimi. “Isha vetëm me gruan në shtëpi, po flinim gjumë. Dëgjuam shpërthimin u ngritëm, por lepurushët ishin larguar nëpër natë pa gjurmë”.

Pas kësaj Mataj është larguar për në Durrës.