Një 44-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të djegë me benzinë një 60-vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Janaq Xega, 44 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol u arrestua pasi ky shtetas ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë shtetasin P.P., 60 vjeç, në banesën e këtij të fundit për motive të dobëta”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” neni 88 i Kodit Penal.